Dënimi në Gjykatë, i riu ish-të dashurës: Ta pres fytin…do të publikoj videon intime

gjykataaa Një i ri, dënohet me 7 muaj e 20 ditë burgim për veprën penale të përndjekjes. Bëhet fjalë për Tomas Beka i cili u kallëzua penalisht më 25 mars të vitit të shkuar nga shtetasja E.M, e cila pretendonte se personi në fjalë ka shqetësuar vazhdimisht atë dhe familjen e saj. Në denoncimin, gruaja ka treguar se i riu ka pasur një lidhje dashurie me vajzën e asaj, A.M, lidhje e shkëputur përpara tetë muajve përpara denoncimit. Edhe pse të ndarë, Tomas Beka ka vazhduar t’i shqetësojë, kërcënojë, fyejë e shajë nëpërmjet thirrjeve e komunikimeve telefonike shtetasen E dhe vajzën e saj A. “I pandehuri ka përdorur një fjalor shumë të ulët, fyes, me sharje nga më ordineret. Fyerjet, sharjet e kërcënimet, ky i pandehuri i ka filluar në muajin shkurt 2016”, thuhet në hetimet e prokurorisë.
Por historia nis më herët, pasi shqetësimet kanë nisur që në dhjetor të vitit 2015, kur shtetasi Tomas Beko ka plagosur një ish-shokun e shkollës së vajzës. Një vit më parë e në vazhdim, shtetasja E.M ka deklaruar gjithashtu se i pandehuri Tomas Beko e ndiqte nga prapa, në rrugë, në ambiente dhe lokale.
“Unë hyja në dyqan, ai vinte në dyqan dhe më shikonte me shikim provokues, unë ecja me vajzën në lagje ai më ndiqte nga pas, më dilte përpara. Këto veprime të tij më krijonin një gjendje frike dhe ankthi të paparë, pasi prej këtij personi pret gjithçka. Pas kësaj periudhe përndjekje fizike, ai filloi më pas të më shqetësonte, fyente e kërcënonte me sms në telefon. Vazhdon akoma të më shqetësojë me telefon, pasi këtë periudhë nuk është në Shqipëri, është jashtë në Gjermani”.
Prokuroria ka marrë në pyetje edhe vajzën e saj, E., e cila ka deklaruar:
“…. Krahas presionit dhe kërcënimit me telefon me shprehjen “…do ju pres fytin, do dergjeni në birucë, do ju vras etj.”, Tomasi më ka bërë presion edhe me publikimin në internet të disa fotografive intime që kemi bërë me të, kur marrëdhënia e jonë ishte normale, pasi ai disponon dhe dy video disaminutëshe.
Ky fakt më ka vënë përpara një frike dhe dileme që nuk kam qenë e prerë në marrjen e vendimit për tu shkëputur me të përfundimisht, pasi kisha gjithmonë frikën e publikimit të këtyre fotove e videove prej tij. Ai se e bën këtë gjë, ka dhënë prova, pasi ia ka dërguar mamit tim si fotot dhe videot e marrëdhënies sonë intime. Ky është dhe shkaku që unë jam detyruar t’i përgjigjem si telefonatave të tij, sms-ve dhe kërkesës për takime me të”.
Krahas kërcënimeve, më 30 qershor të këtij viti, rreth orës 11.00, i pandehuri Tomas Beka, ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj vajzës dhe shokut të saj të shkollës.
Në të fund të gjykimit, shtetasi në fjalë u dënua me 7 muaj dhe 20 ditë burgim. Gjykata thotë se data e vuajtjes së dënimit fillon më datë 13 korrik kur është ndaluar i pandehuri.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...