Shalsi reagon ndaj protestuesve: Qaramanë të mbetur nëpër rrugë

Aktualitet

shalsiProtesta e nisur mbrëmjen e djeshme para parlamentit ka sjellë shumë reagime. Në nisje të seancës së sotme plenare, iniciatori i këtij ligji, deputeti Eduard Shalsi, ka folur para Parlamentit lidhur me këtë protestë. Teksa i ka quajtur “qaramanë të paktë të mbetur nëpër rrugë” protestuesit kundër ligjit të mbetjeve, kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, tha para gazetarëve se drafti që pritet të kalojë për diskutim në komisione e më pas në Parlament është rishikuar.

Deputeti Eduard Shalsi ka vlerësuar kritikat e shëndetshme ndaj draftit fillestar, duke theksuar se nuk ka vend të pastër pa industri të riciklimit të mbetjeve.

Ai në fjalën e tij shprehet për protestuesit ashpër, duke i quajtur qaramanë të paktë të mbetur nëpër rrugë, kurse kundërshtarët në Kuvend intrigantë e spekulantë që luftojnë për interesa të ngushta e përfitime personale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dyshimi dhe skepticizmi ndaj vendimit janë gjërat më të natyrshme. Gjatë kësaj kohe jemi përpjekur të flasim e argumente. Ndihem i keqardhur se qe nga ata pak qaramanë që kanë mbetur nëpër rrugë, e nga ata intrigantë e spekulantë që janë në parlament, e që e kanë ndjekur çështjen jo nga shqetësimi për një Shqipëri të pastër, por nga përfitimet e tyre personale. Iu drejtuam BE, pasi një nga argumentet kryesore të kthimit nga Presidenti, ishte që amendimet ligjore nuk ishin konform legjislacionit të BE. Përgjigjja ishte e pastër, thuhej e kundërta, se ndryshimet ishin të mirëadoptuara dhe të përshtatshme për rrethanat në të cilat gjendet Shqipëria.

Në këto 3 muaj është folur si rrallëherë për ndotjen. Kam dashur të përqendronim temën e debatit rreth çështjes së pastrimit të Shqipërisë. Nisur nga argumenti i presidentit se ligji nuk ishte konform ligjislacionit të BE, ne iu drejtuam këtij institucioni. Tashmë që kemi përgjigjen do ta diskutojmë në Komision dhe në rastin më të parë do ta çojmë në parlament. Siç po davariten retë e dyshimit me kalimin e kohës, them se është momenti që të reflektojmë. Shqipëria më hapjen e negociatave do duhet të kalojë në një fazë tjetër të përputhjes së legjislacionit vendas me atë të BE. Qytetarët shqiptarë meritojnë debate serioze për çështjen e mbetjeve”, tha Shalsi.

Sakaq, deputeti socialist i bëri thirrje politikës që në lidhje me çështjen e mbetjeve, të bëjë debat teknik, dhe në funksion të pastrimit të vendit.

“Nëse duam një Shqipëri të pastër, debati duhet të jetë jopolitik, i pastër dhe teknik. Mbetjet nuk janë as të qendrës, as të djathta, as të majta. Duhet të debati të jetë teknik e jo politik”, tha Shalsi.

ME TE LEXUARAT