Shahen në WhatsApp, 20 goditje me kamxhik dy grave

whatsuppLigjet dhe rregullat që duhet të zbatojnë gratë në Arabinë Saudite për t’i shpëtuar ndëshkimit të ‘drejtësisë’ janë të ashpra dhe siç duket nuk shtrihen vetëm në publik, por edhe në komunikimin virtual.

Një gjykatë saudite dënoi me nga 20 goditje me kamzhik dy gra, të cilat sipas akuzës ‘kishin përdorur fjalor të papërshtatshëm’ gjatë komunikimit me njëra-tjetrën në platformën WhatsApp.

LEXO EDHE:  E RRALLË/ Më në fund në Shqipëri, regjistrohet për herë të parë fëmija...
Kliko per me shume info

Çifti, që në procesin gjyqësor u mësua se ishte përfshirë në një zënkë, u dënua edhe me nga 10 ditë burg.

Gjykata fillimisht arriti në përfundimin se vetëm njëra prej grave të përfshira në bisedën virtuale kishte përdorur ‘shprehi të papranueshme’ dhe e gjeti atë fajtore për ‘abuzim’.

Si vetëmbrojtje, gruaja e gjetur ‘fajtore’ akuzoi rivalen e saj se kishte përdorur të njëjtën gjuhë kundër saj disa muaj më parë.

LEXO EDHE:  Ky është emri për bebe që po ‘pushton’ botën! Po ju a do ja vini vajzës tuaj

Si përfundim, gjykata ‘për t’u treguar e drejtë dhe e paanshme’ vendosi t’i ndëshkojë të dyja gratë./tch

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here