Sherr mes të rinjsh, serbi plagos rëndë shqiptarin në Gjermani

Aktualitet

polici-gjermanNjë i ri nga Shqipëria është plagosur rëndë, pasi është goditur me një hekur në kokë nga një shtetas serb.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në një kamp azilkërkuesish në Halberstadt të Gjermanisë shkruan LajmiFundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal, ndërkohë së serbi ka marrë një këmbë metalike të një tavoline dhe ka goditur në kokë 19-vjecarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë akoma i ditur.

Shqiptari është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë serbi është arrestuar nga Policia dhe do të përballet me drejtësinë gjermane nën akuzën "tentativë vrasje"./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT