Arrestohet partneri i amerikanes që protestoi për HEC-et në Valbonë

ALFRED-SELIMAJNjë lidhje e paligjshme elektrike ka vënë në pranga partnerin e amerikanes që protestoi kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Valbonë.

Alfred Selimaj, partner i shtetases amerikane Catherine Bohne, e njohur si kundërshtare në ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, është vendosur pas hekuravë në orët e vona të së premtes.
OSSHE dhe Policia kreu kontroll në orët e vona të mbrëmjes në restorantin e Selimaj. Ky i fundit u shoqërua nën akuzën e lidhjes së paligjshme elektrike dhe si pasojë vjedhjen e energjisë elektrike.

Arrestimit i Selimaj konfirmohet dhe nga Policia e Shtetit e cila sqaron për ReportTv se ndalimi i tij është bërë pasi gjatë një kontrolli me operatorin e energjisë elektrike në zonën e Valbonës dhe biznesin e Alfred Selimaj është konstatuar lidhje e paligjshme energjisë.

Selimaj aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Kukësit, ku dhe po merret në pyetje.

Bashkë me partneren e tij, amerikanen Catherine Bohne, Selimaj kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve në Luginën e Valbonës. Çifti Selimaj dhe Bohne njihen si dy nga kundërshtarët më të mëdhenj të ndërtimit të HEC-eve në Valbonë dhe prej kohësh ata kanë organizuar një sërë protestash sensibilizuese.

Selimaj pritet që të dal të hënën para gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën ndaj tij, ndërsa burime nga prokuroria e Kukësit sqaruan se po shihet materiali i referuar nga policia dhe për të do të kërkohet masë hetim në gjendje të lirë.

Vetë 1 javë më parë Selimaj dhe Bohne organizuar një koncert-protestë në Valbonë ku ishin të pranishëm një sërë përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe qytetar të kësaj zone që kundërshtuan ndërtimin e HEC-eve. /shqiptarja

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...