Sarandë, vrasja e rojës së karburantit, flet dëshmitari: ‘’ Kjo është grabitje. Lekët, lekët!’’

karburantiiiNjë ditë pas vdekjes së rojes së karburanit në Sarandë, një kolegu viktimës tregon ndodhitë e ngjarjes.

Mësohet se sot familjarët dhe të afërmit e 44-vjeçarit Artan Hoxha që u vra mëngjesin e djeshëm në punë, në një pikë karburanti, në Qafë Gjashtë të Sarandës, përcjellin viktimën në banesën e fundit. Pas kësaj, kolegu i viktimës, 34 vjeçari, Arbër Katiraj dëshmitar në vrasje tregon momentet e grabitjes dhe arsyet pse personi i maskuar qëlloi mbi Artanin. Ai thotë Artani bashkë me Mandin, kamarieri ishin të ulur tek tavolina në mjediset e jashtme të lokalit.

“Ndodhesha në zyrë në momentin kur erdhi një person me motor të kuq dhe dëgjova që tha: Kjo është grabitje. Lekët, lekët! Kamarieri Mandi dhe Artani ishin bashkë të ulur tek tavolina jashtë. Mandi, kamarieri u ngrit i pari dhe i tha nuk kam lekë me vete dhe iku me shpejtësi brenda. Në atë kohë Artani lëvizi, personi me skafandër në kokë nuk foli por qëlloi mbi të me armë dhe u fut me shpejtësi në lokal. Atje kamarieri i hodhi lekët që kishte në tokë. Hajduti i mblodhi ato në tokë dhe u largua. Hajduti nuk dinte që isha edhe unë brenda në zyrë, se ndoshta edhe mbi mua do kish qëlluar”.

 

Po ashtu, mësohet se viktima ishte punësuar prej disa kohësh në karburantin ku la frymën e fundit, ndërkohë që vëllai i tij kishte marrë me qera një lavazh në të njëjtin vend. Viktima ishte prind i dy fëmijëve, një djali 21-vjeçar dhe një vajze. Gjendja ekonomike e familjes së tij ishte e vështirë, këtë vështirësi dyfishonte sëmundja e rëndë e vajzës së tij.

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drejtori i CIA-s vizitë “sekrete” në Shqipëri, ambasada amerikane: Ja me kë u takua

Kreu i CIA-s amerikane zhvilloi nje vizite ne Shqiperi diten e sotme ...