Sarandë, qëllohet me armë gjuetie, vdes roja karburantit

kallash-armeNë qytetin e Sarandës, është vrarë me armë zjarri një roje karburanti. Shtetasi Artan Hoxha, 44 vjeç, mbeti viktimë pasi u qëlluar për vdekje me një armë gjahu. MËsohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 minuta të natës së shkuar në lagjen “Qafë Gjashtë” të qytetit të Sarandës. Sipas policisë lokale, një person i armatosur me armë gjaku ka shkuar në pikën e karburantit duke qëlluar me çifte 44 vjeçarin, banues në zonë. Për shkak të plagëve të marra, burri ndërroi jetë gjatë transportit për në spital. Ende nuk
dihet se kush është autori i ngjarjes, ndonëse ata kanë zbuluar një detaj, dyshohet se vrasësi ka shkuar me një motor të kuq dhe i pamaskuar, duke grabitur pikën e karburantit.
Policia sqaron gjithashtu se nga arka e pikës janë vjedhur rreth 60 mijë lekë të rinj. Pas vrasjes, në vendngjarje mësohet të ketë shkuar një patrullë policie e cila pa transportuar viktimën për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Po ashtu, pas kësaj ngjarjeje, Ministria e Brendshme ka kërkuar më shumë siguri nga këto pika duke vendosur automatë të posaçëm për blerjen e naftës, për të shmangur kështu pasojat në njerëz.
Deklarohet se në 5 vite, janë grabitur 170 karburante në vend, ndërsa më pak se gjysma e tyre është zbuluar nga policia.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvendi-2016

Kuvendi miraton ne parim projekt-buxhetin e vitit 2017 dy ore pas mesnate

Pas nje seance maratone Kuvendi votoi ne parim projekt buxhetin e vitit ...