Sarandë, zjarr në banesë, nëna me tri vajzat përjetojnë momente tmerri

16
Kliko per me shume info

UntitledNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Një familje atje ka përjetuar momente tmerri pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen nr.3 në banesën e A.O, që ndodhej në katin e dytë të një pallati.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin S.O., rreth 34 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A.O) bashkë me 3 vajzat e tyre, të moshave 3, 6 dhe 7-vjeçare.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse është bërë e mundur nxjerrja e familjarëve nga banesa, si dhe shuarja e flakëve të zjarrit.

Tre fëmijët mësohet se nuk kanë pësuar ndonjë dëmtim, ndërsa S.O është dërguar në Spitalin e Sarandës nga shqetësimet që ka pësuar për shkak të asfiksimit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Flakët kanë dëmtuar pothuajse të gjitha orenditë shtëpiake të kësaj banese. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here