Ylli i Barcelonës dhe Kamerunit rrezikon burgun

samuel-etooSamuel Eto’o mund të dënohet me 10 vjet burg nga zyra e Prokurorisë në Spanjë pas një mashtrimi që kishte bërë gjatë periudhës 2006-2009 sa ishte futbollist i Barcelonës, ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “El Pais”.

Futbollisti dhe menaxheri i tij, Jose Maria Mesalles akuzohen se kanë mashtruar disa kompani në Spanjë dhe shtete të tjera duke paguar më pak se sa që duhej për imazhin e kamerunasit, në total 3.8 milionë euro, përcjell “Lajmi”.

Hetimet ndaj rastit filluan më 2012 por u shtynë për shkak të çështjeve ligjore. Eto’o është mbrojtur duke akuzuar kompanitë se kanë përdorur paratë pa pajtimin e tij.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

messi

Messi tek Interi? Reagon drejtori sportiv i zikaltërve: Ja e vërteta

Para pak ditësh u fol se Messi mund të kalonte tek Interi për ...