Samsung tërheq nga tregu edhe lavatriçet

Teknologji

samsung1616Pas tërheqjes globale të 2. 5 milionë smartphone Galaxy Note 7, Samsung i duhet sërish të menaxhojë dështimin me një tjetër produkt të tij, lavatriçen.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompania ka bërë thirrje të tërheq 2.8 milionë lavatriçe me derën nga sipër, të rrezikshme për shkak të mbulesës që mund të shkëputet gjatë centrifugës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo bëhet e ditur nga Komisioni për Produktet e Sigurta, institucion në varësi të qeverisë amerikane që merret me sigurinë e produkteve të konsumit.

Bëhet fjalë për tërheqjen e 34 modele lavatriçesh, të shitur në 2011 e tutje, me një çmim mes 450 deri në 1500 dollarë, për të cilat Samsung ka marrë 733 sinjalizime të dridhjeve të mëdha, të mbulesës, shpjegon komisioni.

9 raste janë raportuar me lëndime, mes të cilave një nofull e thyer dhe një shpatull e plagosur. Konsumatorëve u jepen dy mundësi, një ndërhyrje falas në shtëpi për të riforcuar mbulesën, ose një ulje në blerjen e një lavatriçe të re Samsung apo të një marke tjetër.

ME TE LEXUARAT