Samsung lajmëron, Galaxy 8 telefoni i parë me inteligjencën artificiale

Teknologji

11Samsung pas dështimit me note7, duket se ka mbledhur forcat të krijojë një tjetër telefon celular që të sjell dicka ndryshe nga tjerat. Sipas drejtuesve të kompanisë, Galaxy S8, do të jetë i pajisur me funksione të intelegjencës artificiale, duke shtruar kështu rrugën për një hap të ri në industri, ka deklaruar të premten kompania jugkoreane.

“S8 do të jetë telefoni ynë i parë me teknologjinë e intelegjencës artificiale,” ka thënë zëvendës presidenti i kompanisë në një konferencë mediale. “Ky do të jetë hapi i parë në arritjen e vizionit për ndërlidhjen e pajisjeve në mënyrë intelegjente.”

Teknologjia e intelegjencës artificiale është një lloj aplikacioni softuerik që automatikisht kryen funksione të cilat janë të programuara manualisht nga përdoruesi.

Më herët gjatë këtij muaji, Samsung ka blerë Viv Labs, kompaninë amerikane të intelegjencës artificiale, duke shtuar kështu funksionet e kuptimit të gjuhës natyrale dhe teknologjinë e mësimit të makinerisë në spektrin e burimeve të Samsung.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Samsung në një konferencë mediale po ashtu ka bërë të ditur se qëllimi kryesor i tyre është të krijojë një platformë të intelegjencës artificiale ku pajisjet e ndryshme teknologjike mund të komunikojnë mes veti përmes kontrollimit të zërit.

ME TE LEXUARAT