Samsung Galaxy S8 nuk do të ketë 8 GB RAM

Teknologji

galaxy-note-7Duke pasur parasysh se gjenerata e ardhshme e smartfonëve do të vijë me 8 gigabajt RAM memorie, shumica kanë pritur që edhe smartfoni i ardhshëm i gjigantit Samsung do të ketë të njëjtin kapacitet të RAM-it.

Duhet theksuar se Samsung ishte prodhuesi i parë që ka lansuar paketën 8 GB LPDDR4 Mobile DRAM, e cila është ndërtuar duke përdorur procesin e prodhimit 10 nm, transmeton Koha.

Por duke pasur parasysh problemet me Note 7, Samsung nuk dëshiron të marrë ndonjë rrezik pavarësisht se shpreson shumë për Samsung Galaxy S8. Telefoni i ri do të ketë më shumë kapacitet të memories, por “vetëm” 6 gigabajt do të jetë në kombinim me memorien e brendshme prej 256 gigabajt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportimeve të mëparshme, Galaxy S8 pritet të vijë me një dizajnë të ri të shkëlqyeshëm, kamerë të përmirësuar, një skaner optik për gishtërinj i vendosur nën ekran, kamerë të dyfishtë tek modeli më i madh, ekran me presion të ndjeshëm i cili zëvendëson butonat jo-fizik dhe butonin “Home”, si dhe me një skaner për sy.

ME TE LEXUARAT