Samsung Galaxy S8, gjithe telefoni vetem ekran

Kliko per me shume info

111728-tYVUTivq7TMe dështimin e Galaxy Note 7, Samsung tashmë është duke kërkuar të fitojë sërish besimin e konsumatorëve, gjë të cilën synon ta arrijë me lansimin e telefonit të mençur Galaxy S8.

Te dhenat rreth dizajnit dhe pjesëve harduerike për Galaxy S8 tashmë kanë nisur, por zyrtarisht ende nuk është konfirmuar asgjë, shkruan portali arbresh.info. Është ekrani pjesa e fundit që është duke u përfolur te pajisja e gjeneratës së re të njësisë ‘S’ nga gjiganti korean.

Kliko per me shume info

Bazuar në raportet e fundit, Galaxy S8 do të ketë 90 për qind të trupit ekran, 20 për qind më shumë krahasuar me njësitë si Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Sidoqoftë, edhe nëse Samsung vendos diçka të tillë te gjenerata e ardhshme atëherë nuk do të jetë e paparë deri tani, pasi së fundmi Xiaomi ka prezantuar telefonin Mi Mix, i cili është 91.3 për qind ekran. Disa thashetheme sugjerojnë që edhe Apple synon të fillojë përdorimin e ekraneve OLED te iPhone 8 për arsyeje të ngjajshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here