Samir Nasri spiunon Guardiolen dhe zbulon sekretin 'e frikshem'

Sport

guardiola-nasriSamir Nasri thotë se sekreti i Pep Guardiolës për të marrë më të mirën nga lojtarët e tij është ndalimi që u bën atyre për të bërë marrëdhënie seksuale pas mesnate.

Francezi u largua nga Manchester City për t’u bashkuar me Sevilla në formë huazimi në gusht, pas menaxhimit vetëm 15 minutash në Premier League nga trajneri i ri në “Etihad Stadium”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse ish-ylli i Arsenalit shpenzoi pak kohë duke punuar me Guardiolën, e ka të qartë një udhëzim të qartë e të lëshuar në skuadër nga tekniku katalanas, të cilin nuk e ka harruar. “Marrëdhëniet seksuale nga lojtarët e Pep duhet të kryhen para mesnatës. Kjo vlen edhe në qoftë se ju keni një ditë të lire, një ditë më pas ndeshjes, – ka thënë Nasri për “L’Equipe du Soir”, kur u pyet për një nga sekretet e Guardiolës, i cili merr maksimumin nga yjet e tij. – Kjo, sipas tij, bëhet për të pasur një gjumë dhe natë të mirë. Ai na tha se përmes kësaj mënyre arriti të marrë më të mirën nga Messi dhe Lewandowski, shmangu për ta në maksimum lëndimet muskulore.” 29-vjeçari, i cili ishte konsideruar mbipeshë nga Guardiola, pas kthimit të tij për trajnimin parasezonal, la të kuptohet se ka edhe udhëzime të tjera, po aq strikte, ushqimore, që trajneri katalanas ua vendos lojtarëve që stërvit. “Ai i kontrollon vetë gjërat që gatuhen në kuzhinë, – tha Nasri. – Me Guardiolan, në ditën e parë të trajnimit e dini se si duhet të luani. Ai të shtrydh fizikisht dhe, gjithashtu, shpenzon kohë të madhe në punën me topin. Ditën tjetër, ju keni për të parë në video çdo gjë që duhet të bëni. Ai nuk do t’ju detyrojë, por bën gjithçka për të bërë përparim, për të ditur se si të poziciononi veten dhe si të luani. Ai është një person i stërholluar.”

ME TE LEXUARAT