Salcë në kokë ministres, studentja: Përfaqësoj të varfrit. Komentuesit: Shko në fshat, ndihmo prindërit!

mirela-rukoPrej tre ditësh të gjithë po flasin për atë, studenten Mirela Ruko. Disa e kritikojnë, të tjerë e mbështesin që guxoi të hedhë salcë mbi flokët e ministres Lindita Nikolla për të shprehur revoltën e saj mbi reformën e arsimit të lartë, për shkak të së cilës kishte mbetur edhe pa master.

Vetë Mirela ka dalë publikisht për të treguar se gjithçka ishte e përgatitur më parë. Me anë të një statusi të sajin në Facebook, ajo iu ktheh përgjigje të gjithë atyre që e kanë gjykuar, ndërsa është e bindur të vazhdojë rrugën e rezistencës dhe kundërshtimit deri në largimin e ministres Nikolla.

Ajo thotë se nuk do mbështetje si studente e varfër, por për mijëra të tjerë që janë si ajo.

“Atyre që këto orë janë ankuar që ne paskemi njollosur një grua, një nënë po iu drejtoj këto pyetje:
Ku ishit ju kur shumë vajza maturante u përjashtuan padrejtësisht nga universiteti ose u shtynë dhunshëm drejt diplomoreve private?! Ku jeni ju kur vajzat shkatërrohen nga puna në call center-a, pa pasur mundësi të studiojnë siç duhet?! Ku jeni ju kur gratë e vajzat shfrytëzohen deri në palcë në fasoneri vetëm për një copë bukë dhe arsimimin e fëmijëve të tyre?!

Studentëve, prindërve e qytetarëve të pafundmë që kanë shprehur solidaritetin e tyre iu shpreh mirënjohjen time më të madhe, edhe në emër të gjithë aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin. U kërkoj po ashtu që mbështetjen të mos ma japin mua si studente e varfër që e dua shkollën si asgjë tjetër. Si mua ka mijëra e mijëra të tjerë. Nuk zgjidhim gjë me bamirësi. Mirëpo të gjithë bashkë, me zemër e mendje, mund të ngremë një dallgë aq të madhe universitare dhe qytetare saqë të vëmë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që po e shkatërrojnë arsimin shqiptar.

Të parën që do ta zërë kjo dallgë është Lindita Nikolla. Prandaj ne kërkojmë dorëheqjen e saj dhe nuk do të ndalemi derisa ta sigurojmë atë. Rezistenca vazhdon”,- thotë ajo.

Por ndërsa ajo flet, të shumta janë pikëpyetjet që ngrihen, a është kaq e varfër sa u tha në fillim kjo vajzë? Në rrjetet sociale janë të shumtë komentuesit që dyshojnë dhe i japin këshillë të kthehet pranë prindërve për t’i ndihmuar.bw

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prekëse/ Nëna fekondon vezët e vajzës sterile, lind nipin e saj(Foto)

Mahnitëse sesi kjo nënë ka vepruar për ti treguar vajzës së saj ...