Saimir Tahiri propozon, hashashi asnjë dënim deri në 3 gram

kanabis-vloreOperacionet e shumta të kanabisit është bërë një temë shumë e përfolur në vendin tonë. Nga kjo, kuptohet se përdoruesit e kanabisit në këtë vend janë të shumtë. Për këtë, autoritetet shqiptare po shikojnë mundësinë e heqjes së dënimit për personat që konsiderohen si përdorues të kanabisit. Prej kohësh, të varurit nga kjo lëndë narkotike e kanë cilësuar të padrejtë faktin se ata kur kapen me sasi të vogla kanabisi dënohen njësoj si prodhuesit dhe trafikantët e drogave të ndryshme. Burime pranë grupit të ekspertëve ligjorë që po përgatisin propozimin për ndryshimet e Kodit Penal, thanë për TVSH se sasia për përdorim vetjak mendohet të jetë deri në 3 gramë. Propozimi i hedhur së fundmi erdhi nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Krahas heqjes së dënimit për personat në varësi nga kanabisi, pritet ashpërsimi i dënimit për prodhuesit dhe trafikuesit dhe kultivuesit e lëndëve narkotike. Çdo vit, rreth 250 përdorues të lëndëve narkotike dalin brenda një viti përpara gjykatës së Tiranës, ku marrin dënime të ndryshme si prodhues dhe shpërndarës të lëndëve narkotike. Të prekur nga ky përcaktim janë edhe minorenët, të cilët sipas psikologëve mbeten “viktimat” kryesore të përdorimit të kanabisit.

 

PROPOZIMI I TAHIRIT
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ditë më parë i ka propozuar qeverisë ndryshime në legjislacion, të cilat i hapin rrugë mosdënimit me burg të pirjes të hashashit. “Konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për konsum vetjak, nuk përbëjnë vepër penale por kundërvajtje administrative”, thuhet në nenin 238 të Kodit Penal, propozuar nga Tahiri.

 

Ministria e Brendshme mbështet propozimin për dekriminalizimin e konsumit të hashashit. Tahiri pohon se kjo është një eksperiencë e disa vendeve europiane dhe se pirja e hashashit duhet të dënohet me gjobë. “Propozohet që konsumi dhe mbajtja për konsum vetjak i një sasie të kufizuar lënde narkotike të konsiderohet shkelje administrative dhe jo penale. Kjo është një praktikë e ndjekur nga shumë shtete të Evropës.

Kujtojmë se Policia e Shtetit kap shumë persona që janë konsumatorë dhe mbajtës të sasive të vogla të lëndëve narkotike. 70% e këtyre rasteve përfundojnë me mosfillim të procedimit penal nga prokuroria. Edhe për rastet që fillojnë procedimet penale, kërkohet një angazhim tepër i madh burimesh dhe ekspertizë për të vërtetuar ‘dozën ditore’ të një konsumatori rast pas rasti, pasi ajo ndryshon nga një individ në tjetrin për shkak të stadit të ndryshëm të karrierës në konsumin e lëndëve narkotike (doza ditore është më pak te një person që sapo ka filluar të konsumojë lëndë narkotike dhe më e madhe te një person i avancuar).

 

Për vërtetimin e këtyre zhvillohen seanca gjyqësore pa fund dhe me pjesëmarrjen e një numri të madh ekspertësh, duke sjellë shpenzime gjyqësore të panevojshme dhe shterim të burimeve”, thuhet në argumentimin e Tahirit.

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. Kaq respekt kishem per ty sa thame c do na beje ,po dole bloze ,po ca thua mor idiot minister ,dmth secili te mbaje nga tre gr dhe t ua shesi femijve dhe pastaj te thote i kam per perdorim vetjak,po e di zotrote se ne gjithe rruget e shqiperise pihet hashash dhe ,keta pisa u behen bare dhe atyre qe se pine ,,te te vije turp

  2. Kulmi I rilindjes
    Injorance tregon se si u katandis Rilindja
    Qeverisin drogagjinjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...