Verifikim të gjithë sahatëve të energjisë, ja tarifa që do paguhet nga qytetarët

sahatiTë gjithë matësat e energjisë elektrike do të verfikohen në terren nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Një udhëzim i Ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri parashikon që të gjithë sahatët e vendosur në banesa, pallate dhe në biznese të kontrollohen nëse punojnë siç duhet, gjithashtu do të kontrollohet nëse në këto matëse janë bërë ndëryhrje nga persona të tjerë.

“Verifikimi i matësve të energjisë elektrike kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM), ose nga një person juridik i autorizuar prej saj, i akredituar sipas legjislacionit në fuqi. Verifikimi i matësit realizohet në terren, aty ku matësi është i instaluar, pranë laboratorit të DPM-së, ose personit juridik të autorizuar prej saj”, – thuhet në këtë udhëzim.

Tarifat
Në udhëzimin e dy ministrave bie në sy fakti se për këtë verifikim do të paguajnë qytetarët. Për verifikimin e matësve 1-fazor qytetarët duhet të paguajnë deri në 2780 lekë të reja. Udhëzimi përcakton tarifat tavan që do paguajnë qytetarët.

“Për shërbimin e verifikimit të matësve të energjisë elektrike, të kryer nga DPM-ja ose nga personi juridik i autorizuar prej saj, paguhen vlerat financiare të rëna dakord ndërmjet palëve, pa tejkaluar tarifat tavan të cilat përcaktohen në këtë udhëzim.

Periodiciteti i verifikimit të matësve të instaluar të klientit përcaktohet në Kodin e matjes ndërsa llojet e shërbimeve që do të kontraktohen, sasitë dhe kushtet e realizimit të verifikimit të matësve, përcaktohen në kontratën tip të miratuar nga ERE dhe të nënshkruar ndërmjet palëve.

Tarifat e verifikimit të matësve të energjisë elektrike derdhen në bankë në numrin e llogarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, drejtorive rajonale, degëve, zyrave të saj, ose të personit juridik të autorizuar prej saj”, – theksohet në udhëzimin e dy ministrave.

Udhëzimi
Ky udhëzim ka hyrë në fuqi ditën e djeshme dhe tashmë do të jet drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, institucioni që do të bëjë verifikimin në labërator dhe në terren të matësave të energjisë. /shqiptarja

Kliko per me shume info

2 comments

  1. Pse duhet te paguaj konsumatori ?

  2. A e kuptoni qe do paguaj konsumatori rreth 25 milion EURO per matesat qe se ka pronen e tija ?Kjo nuk me duket e drejt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dogana

Doganat: Blerjet online s’tërhiqen pa paguar taksën, ja si procedura

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë publike mënyrën si do paguhet ...