Grabitet mjeti i Safet Gjicit, ja cfarë kanë marrë hajdutët nga “Toyota”

gjici_safetMakina e Safet Gjicit, presidentit të Kukësit është grabitur një ditë më parë në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Policia thotë se atij i kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash (rreth 1 mln lekë), një celular dhe dokumente personale të Gjicit.Denoncimi është bërë në polici nga shoferi i Gjicit, shtetasi Rr. L. 33 vjeç. Policia është në kërkim të autorit të grabitjes së mjetit tip “Toyota” të Presidentit të Kukësit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 02.11.2016, shtetasi Rr.L, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën e “Kavajës”, pranë një zgare, në mjetin tip “Toyota”, i kanë vjedhur një çantë me një sasi lekësh, një celular, dhe dokumenta të shtetasit Safet Gjici, vjeç 44, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shembje-inuk

Luftë me IKMT për murin pa leje, tre në pranga në Tiranë

Kundërshtojnë vendimin e I.K.M.T., për një mur pa leje, bien ne pranga ...