Rusia do të sulmojë Perëndimin? NATO në panik, 300 mijë forca në gatishmëri

Bota

tanku-rusFrika se Putin do të sulmojë Perëndimin është shtuar dhe kjo gjë ka vënë në panik drejtuesit e NATO-s.

Daily Mail ka publikuar një artikull ku shkruan se NATO po bën gati një forcë prej 300.000 trupash, të cilët do të jenë në “gatishmëri të lartë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuar edhe më shumë, pas insistimit të Moskës për mbështetjen e aleatit të saj sirian, presidenti Bashar al-Assad.

Shumica e anëtarëve të NATO-s ka shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë dramatike që nga koha e shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por Rusia ka demonstruar rritje të kapaciteteve të saj ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijnë më shumë se 100.000 trupa çdo vit.

Në fundjavë zyrtarët britanikë të inteligjencës ushtarake lëshuan një paralajmërim në lidhje me të quajtur supertank, hedhur nga Rusia, që e quajnë shumë më superior ndaj çdo gjë që mund të vërë në dispozicion NATO.

Sipas ture, tanku rus Armata është më i shpejtë, më i lehtë dhe më i ulët se rivalët perëndimorë dhe është i projektuar për të mbrojtur ekuipazhin në çdo betejë.

Tanku Armata, që u prezantua për herë të parë në maj të këtij viti, ka aftësinë që vetëmbushet me municion, përfshi këtu eksploziv të fuqishëm dhe qëllon edhe raketa anti-tank.

raketa-rusisnajper-rus

 

ME TE LEXUARAT