Në një qytet rus mbahet protestë në mbështetje të Trumpit

trump2016Autoritetet në qytetin rus, Obninsk, kanë dhënë leje për demonstratën e parë publike në mbështetje të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Një burim i paemëruar në administratën e qytetit tha sot se tubimi do të mbahet nesër në qendër të Obninskut dhe pritet pjesëmarrja e dhjetëra njerëzve.

Qëllimi i këtij tubimi është për të “shprehur shpresë për përmirësimin e raporteve SHBA – Rusia”, thanë organizuesit.

Donald Trump, i cili është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara më 8 nëntor, ka shprehur respekt për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim me Rusinë në luftimin e kërcënimit nga terrorizmi të militantëve të Shtetit Islamik.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pakistan, nxiren 36 trupa pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan pakistanez që kishte në bord 47 persona është rrëzuar në ...