Vendos Putini, Rusia furnizon Serbinë me avionë luftarakë

Kliko per me shume info

avioni166Qeveria ruse njoftoi se ka miratuar shitjen e 6 avionëve luftarakë për Serbinë.
Mediat e Serbise  bëjnë me dije se presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar shitjen e 6 avionëve tip MiG-29, shoqeruar me një kontingjent automjetesh të blinduara.

E përditshmja “Vecernje Novosti”, shkruan se i mbetet presidenti serb Tomislav Nikoliç dhe qeverisë serbe të kthejë përgjigjen përfundimtare, ndërsa një “pengesë mund të jetë çmimi”.

Kliko per me shume info

“Moska thuhet se kishte vënë në tavolinë çmimin e rreth 50 milionë dollarëve për modernizimin e pajisjeve ushtarake në përdorim dhe pajisjet shoqëruese”, shkruan e përditshmja.

Cmimi ishte shumë i lartë për Beogradin, dhe është zvogëluar në sajë të ministrit të Mbrojtjes rus, Sergei Shoigu.

“Tani është dorën e Beogradit të ‘peshojë’ çmimin ekonomik dhe pasojat politike që mund të sjellë blerja e pajisjeve ushtarake ruse”, shkruan gazeta.
Nëse oferta pranohet, kjo do të përbënte finalizimin e përpjekjeve për disa dekada për ripërtëritjen e aviacionit ushtarak serb.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here