Vendimi i Putin, Rusia vendos raketa në Evropë

putin-2016Rusia ka njoftuar se do të vendosë në Evropë raketa tokë ajër të llojit S-400 si dhe raketat Iskander që janë të afta për të hedhur bomba bërthamore.
Lajmi është njoftuar nga Presidenti Vladimir Putin, i cili gjatë një komunikate për mediat, u shpreh se kjo është një kundërpërgjigje ndaj shtimit të prezencës ushtarake të NATO-s në Evropën lindore, veprim i cilësuar si agresiv ky nga ana e Moskës.
Dy tipet e raketave do të vendosen në rajonin e Kaliningradit, territor i cili ndonëse kufizohet me Poloninë dhe Lituanin, i përket Rusisë. Rusia ka dërguar edhe më herët instalacione në këtë rajon, por ato janë përdorur për teste rutinë. Kësaj radhe, raketat do të qëndrojnë për më shumë kohë në Kaliningrad, ndonëse nuk ka asnjë afat të përcaktuar për këtë periudhë.
Vendimi i marrë së fundmi nga Moska konfirmon edhe njëherë atmosferën e tensionuar mes NATO-s dhe Rusisë. Më herët, gjatë samitit të Varshavës, Aleanca e Atlantikut të Veriut vendosi që të shtojë prezencën ushtarake në Evropën Lindore, duke dërguar katër batalione në Letoni, Lituani, Estoni dhe Poloni, vendim që pritet të implementohet plotësisht në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas mediave nderkombetare, me interes të madh do të pritet edhe tranzicioni i pushtetit në Shtetet e Bashkuara, pasi në deklaratat e bëra gjatë fushatës së tij, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kërcënuar se mund të shkurtojë fondet e dhëna nga Uashingtoni për Aleancën, duke krijuar kështu pikëpyetje të mëdha.

Kreu i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu se do të përpiqet që të përmirësojë klimën në marrëdhënien me Rusinë si dhe me Presidentin Vladimir Putin. Nisur nga këto deklarata, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Trump që të ruajë lidhjet me vendet anëtare të NATO-s si dhe të mos e zbehë rolin e ShBA-së si një vend udhëheqës në brendësi të Aleancës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

putin-trump

Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur ...