Rudina Magjistari turpërohet në emision, këngëtarja tallet me të(Video)

Kliko per me shume info

rudina-magjistariMariza Ikonomi ishte dje e ftuar në emisionin e moderatores Rudina Magjistari. Ato patën një bisedë interesante, ku këngëtarja foli për projektet dhe jetën e saj personale në Tirane, pas kthimit nga Franca.
Teksa ishte duke i kujtuar daljen e saj të parë në skenë, Rudina Magjistari i është drejtuar Marizës “Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?”
Por menjëherë Mariza nuk ka nguruar ta korrigjojë, duke i treguar Rudinës se Francesk Radi nuk është xhaxhai i saj
“Pse nuk është xhaxhai yt Françesk Radi?” ka vazhduar më tej moderatorja Rudina Magjistari duke mos e kapur ende ngatërresën që po bënte…

“Xhaxha e ka Rozana Radi”, ka vazhduar më tej Mariza, duke qeshur . “U po, më fal! Kjo ishte gafë, por gafë e këndshme ama”, ka thënë Rudina duke e kapur më në fund që ishte duke ngatërruar personazhet e njohura të skenës. Ndiqni videon!/balkanweb/

Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here