Reshjet e shiut, bëni kujdes në këto rrugë… ka përmbytje dhe shembje

shembjeeeReshjet e shiut që kanë nisur mëngjesin e të shtunës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore.

Problematike duket situata në rrugën Gjirokastër-Kakavijë ku qarkullimi i automjeteve është vështirësuar për disa orë pasi rruga në disa pjesë të saj është mbuluar nga uji.

Tiranë
Ka reshje të dendura në të gjithë qarkun. Në segmentin rrugor Tiranë – Durres, në rrugën që shkon për tek nënkalimi i “City Park”, rruga është e bllokuar pasi ka një cedim (ulje të madhe). Janë marrë masat me plotësim sinjalistike. Po punohet nga firma kontrakture për normalizimin e situatës. Deri tani Superstrada Tirane – Durrës nuk ka probleme për qarkullimin. Në segmentin rrugor Lana Bregas – Uzina Traktori, ka prani të ujit ne rrugë.

Durrës
Në zonën e Shkëmbit te Kavajas, ka prani të ujit në rruge. Po punohet me mjete dhe forca për largimin e ujit me anë të pompave. Grumbullim aluvionesh ka edhe tek rruga e Spillesë.

Vlorë
Ne aksin Qafa e Dushkut – Kuç, është dëmtuar ura qe lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi është devijuar deri në ndërtimin e një ure të re.

Kukës
Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Ne disa nga akset e këtij qarku ka prani të materialeve në rrugë. Në aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ka patur një shembje të rrugës, kalimi kryhet vetëm për mjetet e vogla dhe furgonat.

Në aksin Krume – Qafe Prush, në Vlane, ka një shembje në gjatësi rreth 50 m, rruga është 1 kalimshme. Pjesa tjetër e aksit nuk ka probleme për qarkullimin.

Dibër
Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Në disa akse të këtij qarku ka prani të materialeve dhe uji në rrugë, por pa problem pëer qarkullimin e mjeteve. Po punohet për pastrimin e akseve.

Aksi K. Hadroj – Qafe Bene, është hapur me dy kalime në të gjithë gjatësinë e tij. Megjithatë herë pas here ka rënie gurësh e dherash nga reshjet. Situata tek Tuneli i Gjegjanit është normalizuar dhe rruga është e hapur. Në aksin Skuraj – Burrel, ka dëmtime të shpatullave te urës ne hyrje te Klosit, nga prurjet e lumit.

Shkodër
Në disa akse të këtij Qarku ka probleme, siç janë: Shkoder – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit te rrugës.

Te Harku i Berdices, situata është normalizuar, qarkullimi kryhet normalisht.

Ne akset Puke – Fushe Arrez, Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak, ka patur rënie gurësh e dherash në rrugë.

Edhe ne aksin Qafe Mali – Fierze, ka patur rënie gurësh e dherash, te cilat po pastrohen. Rënie gurësh e dherash ka patur edhe ne akset Qafe Laç – Koman dhe Hani i Hotit – Tamare, si pasoje e reshjeve të natës se kaluar.

Ne aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kanë gërryer një pjesë te rrugës. Ne akset e Tropojës ka patur rënie gurësh dhe dherash në rrugë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...