Derbi/ Ja rrugët që do të bllokohen gjatë ndeshjes Tirana-Partizani

harta-rruge-tiraneDrejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka bërë me dije masat e marra për ndeshjen që do të zhvillohet mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin “Selman Stermasi”.

Njoftohet se do të bllokohen disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmeteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 – 21:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet rrugore ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozërive përkatëse të ekipeve, janë:
Tifozëria e ekipit të “Tiranës”:
Nisja nga Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Gjin Bue Shpata”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Tifozeria e ekipit të “Partizanit”:
Nisja nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Sheshi “Karl Topia”, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të segmenteve të lartë përmëndura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendura.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...