“Rruga e Arbrit”, Ahmetaj: Ja kur do të nisin punimet

rruga-e-arbrit-334x200Ministri i Financave Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë të zhvilluar të hënën tha se në muajin maj të viti 2017 do të nisin punimet për “Rrugën e Arbrit”.

Ahmetaj u shpreh se rruga do të ndërtohet me koncesion dhe shpreson që deri në muajin maj do të përfundojë vlerësimi i ofertave dhe do të nisin punimet.

“Në Ministrinë e Transporteve ka filluar një proces partneriteti publik-privat dhe ka avancuar me krijimin e komisionit. Unë besoj se deri në maj të vitit 2017, procedura të ketë mbaruar dhe në terren shpresoj të kenë filluar punimet. Ka pasur një përgjegjshmëri maksimale nga ana e qeverisë për ta rrëzuar ofertën e kompanisë kineze, që ishte në kundërshtim me interesin publik”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dogana

Doganat: Blerjet online s’tërhiqen pa paguar taksën, ja si procedura

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë publike mënyrën si do paguhet ...