Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të emigrantëve në Francë

Aktualitet

france-policetRrethi i kontrabadistëve prej pesë personash, përfshirë tre shqiptarë janë vënën nën akuzë për kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria për në Britani. Mësohet se grupi u shpërbë këtë javë, pasi policia kishte vënë nën vëzhgimin një organizim të “mirë” të rrjetit nga fundi i shtatorit, thuhet në një raport të France Bleu. Mësohet se personat e përfshirë ishin dy francezë dhe 3 shqiptarë. Këta janë akuzuar për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, të cilët u merrnin nga 6 000 euro (5 000 paund), për kalimin në Britani nëpërmjet portit të Roscoff në departamentin francez administrativ të Finistère, Brittany. MËsohet se plani tyre ishte ti fusnin emigrantët në bagazhin e automjeteve dhe më pas “futeshin në zonat me fluks të larta trafiku në Rscoff”, duke mos lënë dyshime. Të dhenat tregojnë se tre emigrantë shqiptarë, një grua dhe dy burra, janë gjetur prapa mobiljeve për pjesën e pasme të furgonit të marrë me qira.

Për këtë, një 39-vjeçar, rezident në Finistère u ndalua nga policia portale të hipte në traget për në Britani.

Në një rast të dytë, një 43-vjeçar nga Finistérien, u arrestua pas kthimit nga Britania, çka çoi më pas edhe në arrestimin e tre shqiptarëve, të moshës 19, 20 dhe 25 vjeç.

Tre të arrestuarit janë të njohur për dhunë, vjedhje dhe posedime të armëve. Dy prej tyre ishin me qëndrim të paligjshëm, ndërsa i treti kishte bërë kërkesë për azil.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kërkimeve në shtëpinë e tyre, policia ka konfiskuar 9 000 paund, 2 330 euro, një kapuç, një revolver Magnum 357 me 18 fishekë, leja të parregullta qëndrimi për të huaj, etj. Ata janë dërguar në qelitë e paraburgimit.

Gjatë një konference për shtyp në Francë, Prokuroi i Brest, Eric Mathais tha se katër prej persona janë arrestuar, ndërsa i pestë është nën kontroll gjyqësor.

“Hetimi ka konstatuar se ka pasur një numër të furgonave, që kanë transportuar emigrantë për në Britani, shpesh paguheshin me para të gatshme”, tha ai.

Hetimi është në vazhdim, dhe media franceze spekulojnë se ajo që është zbuluar është vetëm “maja e ajsbergut”.

ME TE LEXUARAT