Rrëzohet avioni, “shuhet” ekipi brazilian i futbollit

futbolli-brazilNjë avion me 81 persona në bord, përfshirë një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar gjatë fluturimit për në qytetin Medellin të Kolumbisë.

Detajet nuk janë të qarta, por, sipas disa njoftimeve, ka të mbijetuar. Avioni çarter nga Bolivia mbante futbollistë të ekipit Chapecoense, thanë zyrtarë të aeroportit.
Ekipi do të luante në finalen e turneut “Copa Sudamericana” kundër ekipit të Medellinit, Atletico Nacional. Finalja e turneut të Amerikës Jugore do të mbahej të mërkurën, por tani është pezulluar.

Ekipi nga qyteti Chapeco ka arritur finalen pasi ka mundur javën e kaluar San Lorenzon e Argjentinës.

Sipas disa raporteve, avioni me 72 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në zonat malore jashtë qytetit, para mesnatës, me kohën lokale.

Kryetari i qytetit Medellin, Federico Gutierrez, e përshkroi aksidentin si “tragjedi të madhe”, por shtoi se mund të ketë të mbijetuar.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ky është goli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Ky është goli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Një gol spektakolar është shënuar në kampionatin e Kilit, në ndeshjen mes Universidad ...