Rrezikohen nga përmbytjet dy fshatra në Kurbin, dëmtohet diga e rezervuarit

UntitledNjë paraljamërim vjen për dy fshatra në Kurbin. Mësohet se Fshati Zhejë dhe Gjormë, rrezikojnë përmbytjen nga rezervuari që ndodhet në këtë zonë. Shkaktar i kësaj situate është moti i ditëve më parë, duke bërë që niveli i ujit në këtë rezervuar të arrijë në piken kritike, ndërkohë që shkarkuesit e ujit kanë dalë jashtë funksioni për shkak të amortizimit të tyre.
Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë dëmtim të diges në disa vende, duke vënë në rrezik çarjen e saj.
Gjendja në të cilën ndodhet rezervuari, alarmon banorët të cilët kërkojnë që të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme, pasi e gjithë zona është e kërcënuar nga ky rezervuar.
Diga e këtij ujëmbledhësi ka krijuar rreshqitje në disa vende vende nga rritje e nivelit të ujit.
Në bazë të rregullores, shkarkuesit duhet të qëndrojnë hapur gjatë periudhes së reshjeve, por ato janë të mbyllura, pasi kanë dalë jashtë funksioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.