Pesë makina aksidentohen në autostradën Rrëshen-Kalimash, plagosen 5 persona

aksidenti-rresheniPesë persona mbeten të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën Rrëshen-Kalimash, në afërsi të tunelit të Thirrës në Mirditë.

Policia njoftoi se 5 automjete janë përplasur konkretisht dy mjete tip “Benz”, një me targa AA350BD dhe tjetri me targë AA621T, njëri prej të dyve mjet i shërbimit taksi.

Në përplasje janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, një “Mitsubish” dhe dy “Audi A3”, njëri prej të cilëve nga Kosova.

Si pasojë e përplasjes, 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në Qendrën e Taumës në Tiranë, ndërsa 2 të tjerët, të identifikuar si Mark Gjeka dhe Riza Peca, drejtues të dy mjeteve tip “Benz”, ndodhen në spitalin e Rrëshenit jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të njërit nga mjetet, si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm, pas reshjeve të dëborës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...