Dhunonte gruan, arrestohet 45-vjecari ne Tirane

Aktualitet

policia-tiraneUshtronte dhunë mbi bashkëshorten, prangoset 45 vjeçari

Posedonte armë zjarri pa leje

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 29.11.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, bën të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Vesel H., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, shtetases M. H., 36 vjeçe, se për motive të dobta xhelozie ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, sistematikisht mbi të duke e kanosur seriozisht për jetën.

Policia mori informacion se ky shtetas mbante të fshehur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri e municione.

Nga kontrolli i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

- Një armë zjarri automatike, model 56

- Një krehër me 20 fishekë

- 385 fishekë model 56

- 15 fishekë model 54.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", prashikuara nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT