Rrëfimi shokues/ Illuminati ka pjestarë liderët botërorë(Video)

untitledCeshtja e Iluminatit në cdo ditë që kalon zbulon një detaj. Mësohet se shfrytëzuesi i rrjetit Imgur ka botuar një postim, i cili shumë shpejt është fshirë, në të cilin është prezantuar si ish-anëtar i shoqërisë sekrete “Iluminati”, ndërsa publikimi i tij së shpejti u gjet në mediat botërore.
Me vite kam jetuar me bindje, motive dhe aksione të iluminatëve, por kohëve të fundit me të vërtet ishte e tepërt dhe isha i detyruar që të ndërpres kontratën – filloi rrëfimin e vet në të cilin pretendon se ka qenë i rekrutuar si 19-vjeçar, dhe pas 47 vjetëve ishte i detyruar që të dalë nga “Iluminati”.
Ky burimi i paidentifikuar zbuloi se personat historikë si Leon Trocki, Abraham Linkoln dhe Sadam Husein gjatë konflikteve janë fshehur në hapësirat e shoqërisë sekrete.
Në botë ekzistojnë 439 bunkerë të cilët i kontrollojnë dhe i mirëmbajnë “Iluminatët”. Më i madhi është në Sao Paolo në Brazil, në të cilin mund të strehohen 5000 njerëz dhe aty mund të mbijetojnë 10 vjet. Kam qenë aty dhe është më i madh së që dikush mund të imagjinoj. Në rast të luftës nukleare globale, katastrofës së madhe natyrore apo çfarëdo katastrofe tjetër, 5000 individ më të pasur dhe më të pushtetshëm do të kërkojnë shpëtim në të – pretendon ai, dhe zbulon se në mesin e anëtarëve nuk është kryetari i SHBA Barak Obama, për dallim prej kolegut të tij rus Vlladimir Putin detyra e të cilit është gjoja të kontrolloj Azinë.
Ai ka prekur edhe teoritë tjera të komplotit, dhe ka treguar se zbritja në Hënë në vitin 1969 vërtetë ka ndodhur, por ka cekur se rusët kanë mbërritur atje shtat vjet para amerikanëve, si dhe njerëzit brenda “shoqërisë së mendimtarëve të lirë” kanë dirigjuar ethet e Spanjës më 1918, SARS-in dhe gripin e shpezëve.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mannequin-challenge

“Mannequin Challenge” më i realizuar në Shqipëri (Video)

Pas kovave me akuj mbi kokë, rrjeti është pushtuar nga një tjetër ...