Rrëfimi prekës i babait të Ergit: ‘’E mallkoj veten për… ‘’

Kuptimi i tatuazhit të Ergi Dinit, “jeta dhe vdekja në dorën time”Vdekja tragjike e Ergi Dinit dhe shokut të tij 4 ditë më parë shkaktoi dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë e të afërmit dhe tek publiku.
Nga kjo ngjarje ajo që është përfolur më shumë duke u cilësuar si një rastësi e mistershme, ishte një poezi e shkruar nga babai i Ergit, gazetari i TVSh dhe poeti Dashamir Dini, një ditë para aksidentit.

Më 20 nëntor, ai posti në rrjetin social “Facebook”, një poezi rrëqethëse, a thua se po ndiente gjëmën që po i afrohej.

“Çast i keq” e titullonte poezinë e tij Dashamiri, në vargjet e të cilës duket sikur shpirti i tij parandiente një gjënë të madhe.
“Vdekja më vështron me sytë tuaj…
Retë dhe pulëbardhat digjen nga perëndimi.
Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.
Hëh!
Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do të thahen në parvazin e horizontit.
Unë pres i veshur me smokingun e zi të muzgut, të takoj ditën tjetër…”

Por për herë të parë, katër ditë pas vdekjes së djalit, gazetari Dashamir Dini ka reaguar ditën e sotme, duke u shprehur “S’di pse e shkrova atë poezi, mu thaftë dora”.

“Fatkeqësisht kjo poezi u shkrua një ditë përpara kobit, mua m’u thaftë dora. Nuk arrita të kuptoj kur e shkruajta, se për çfarë e shkruajta, çfarë doja të thoja?! Hedhja e saj që shumë instiktive. Kuptimin e mora vesh vetëm të nesërmen në mbrëmje … kur mora lajmin e kobshëm”, është shprehur babai i të ndjerit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Njihuni me Fevziun para 26 vitesh, në kohën kur kishte flokë (Foto)

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu së fundmi ka postuar një foto të ...