Rrëfimi/ “Dola nga binarët pasi më tradhtoi burri, e bëra me shumë meshkuj, por…”

seks-gjithashtuNjë 31-vjeçare e cila pësoi dy aborte njëri pas tjetrit, përfundoj duke tradhtuar bashkëshortin me disa meshkuj.

Por kjo rezultoi fatale për lidhjen e tyre pas bashkëshorti e zbuloi tradhtinë dhe e dëboi nga shtëpia. Por historia vazhdon edhe me keq për gruan, e cila pak kohë më pas mëson se çfarë i kishte ndodhur jetës së ish-bashkëshortit të saj.

Më poshtë mund të lexoni letrës e saj drejtuar psikologes së rubrikës këshilluese në “The Sun”.

Letra e vajzës

“Dola nga binarët duke tradhtuar bashkëshortin tim dhe duke bërë seks me disa meshkuj, e gjithë kjo vetëm pak kohë pasi kisha abortuar.

Im shoq më zbuloi dhe më pas më la. Tani ai ka një të dashur të re dhe janë në pritje të një fëmijë…dhe unë ndihem e shkatërruar. Unë jam 31 vjeçe dhe ish-partneri  im është 33. Në ishim shumë të dashuruar që kur u takuam para 8 vitesh. Ai kërkonte të kishim fëmijë, ndërsa unë i kërkoja të prisnim.

Ne u martuam në 2011 dhe unë ngela shtatëzënë shumë shpejt. Ne ishim në qiellin e shtatë por pasi abortova, pësuam një tronditje të madhe. U përpoqëm sërish duke shpresuar se çdo gjë do të ishte ‘ok’, por unë vazhdoja të abortoja dhe çdo herë një pjesë e imja vdiste.

Doktorët më mjekuan me antidepresivë dhe aty fillova festën. Mendova se nëse nuk mund të përmbush një jetë familjare atëherë të paktën duhet të argëtohem. Unë dhe im shoq filluam të lëviznim, të dilnim me miqtë por unë nuk mund të qëndroja dhe të shikoja vuajtje në sytë e tij.

Një natë, në fund të një festë, unë kisha pirë shumë dhe përfundova në krahët e një mashkulli tjetër. Kjo më bëri të ndihesha pak më mirë për pak kohë, por një ditë im shoq më kapi një mesazh në telefonin tim ku më kishin shkruajtur “Sa i mirë ishte seksi me ty”.

Ai u tërbua dhe më nxori nga shtëpia.

Unë e dija që ai ende me donte dhe vazhdoja e mbaj veten me shpresë. Por një ditë ai me tha se kishte gjetur një të dashur të re…aty u shkatërrova!

Para pak ditësh lexova një status në Facebook-un e tij ku shkruante se e dashura e tij ishte shtatëzënë dhe ata po fluturonin nga gëzimi. Unë dua kaq shumë të bëj  një fëmijë por nuk jam e sigurt nëse do të më ndodhë ndonjëherë.”

Përgjigjja e psikologes 
“Më vjen keq dhe është e trishtueshme që abortet që të ndodhën nuk ju afruan me njëri-tjetrin por ju larguan kaq shumë

Seksi i rastësishëm ndonjëherë të jep atë ndjesinë e lirisë dhe të bën të ndihesh mirë përkohësisht, por ashtu siç dhe ti e konstatove, kthehet në një veprim shkatërrimtarë për një raport. Mundohu të mbledhësh veten nga gjithë kjo mërzi dhe më pas shiko të rregullosh jetën tende dhe të gjesh një dashuri të re.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

pucrra-tekuqe

Mos i anashkaloni këto shenjat që keni në trupi, ja nga se rrezikoheni

Anashkalimi i gjërave shumë të vogla në trup mund të rrezikojë jetën ...