Rrëfimi i Endri Priftit: Eksperiencat me prostitutat dhe hashashin para festave

Kliko per me shume info

endri-prifti14Nga shtëpitë publike deri tek përdorimi i hashashit, imagjinata të çon tek “Red Light District” në Amsterdam. Lagjja në të cilën profesioni më i vjetër në botë ushtrohet në mënyrë të ligjshme e ka shndërruar kryeqytetin holandez në një atraksion turistik të veçantë.

Çdo vit atë e vizitojnë turistë nga e gjithë bota, që përfitojnë nga toleranca e këtij shteti për të provuar gjëra të ndaluara me ligj në vende të tjera të botës, si: prostitucioni, drogat e lehta apo pornografia. Por a mund të jetë Amsterdami e Frankfurti një shembull për të stimuluar turizmin në Shqipëri, për të cilin janë të interesuar të gjithë?

Kliko per me shume info

Pjesë e këtij diskutimi mund të bëhen edhe artistë si këngëtari Endri Prifti, të cilit jeta në lëvizje dhe me axhendë të ngjeshur koncertore i ka dhënë mundësinë të jetë pranë “gjërave të ndaluara”, si droga apo prostitutat.

Ndërsa po përgatitet bashkë me Stefi Priftin për klipin me Aleksandër Gjokën, dhe pjesëmarrjen në festivalet e fundvitit “Kënga Magjike” dhe atë të RTSH-së, Endri jep këtë intervistë ndryshe për “Story”, ku flet pa tabu për efektet e dëmshme të hashashit dhe prostitucionit.

Duke u nisur nga natyra jote e hapur, ti je pro apo kundër legalizimit të hashashit e prostitucionit?
Dy pyetje në një. Të dyja, njëra pak e rrezikshme dhe tjetra totalisht e rrezikshme. Hashashi, po pive shumë pak, aq sa nuk di si t’ua them, një e thithur para një feste, para një darke me miqtë, në mal apo plazh është shumë e mirë për gjithçka, dhe këto raste patjetër ndodhin rrallë herë. E në qoftë se është kështu, të jetë e lejuar.
E në ç’rast mendon se nuk mund të lejohet?
Po nëse këto që them unë kalohen në masë dhe abuzohet me to më vonë, sidomos nga adoleshentët që mund ta kthejnë një modë apo që mund ta përdorin më shumë se kaq, atëherë është e rrezikshme dhe dëmton gjithçka.
Po legalizimi i prostitucionit, pra lejimi i shtëpive publike pse është totalisht e rrezikshme për ty?
Prostitucioni? Nuk shoh asgjë të lejueshme tek shtëpitë publike. Shoh vetëm shkatërrim, si të personave që do i frekuentojnë ashtu edhe të familjes si koncept. Për mua është gjëja që s’mund ta lejoja kurrë t’i ndodhte asnjë njeriu.
Ti ke jetë aktive, me shumë udhëtime nëpër botë për shkak të axhendës koncertore. Ke takuar ndonjë prostitutë deri tani?
(qesh) Ka ndodhur, dhe s’e mbaj mend sa herë. Por në momente pa vetëdije, domethënë kur kam qenë i dehur.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here