Rrëfimi/Kreva marrëdhënie seksuale me një grua 18 vjet më të madhe, por…

rrefimi-djali‘’Dashuria nuk njeh moshë’’- thotë shprehja, dhe ky rrëfim tregon se shprehja është e vërtetë. Bëhet fjalë për një 19 vjeçar, i cili është dashuruar marrëzisht pas një gruaje 18 vjet më të madhe.
Rrëfimi:
Letra e djalit
“Kam një jetë seksuale fantastike me të dashurën time, por kur i vjen ish-i ajo më fsheh në ballkon. A është duke më shfrytëzuar ajo?
Unë e kam takuar të dashurën time në një dyqan ku ajo punonte, teksa kisha shkuar për të blerë një palë xhinse. E ndërsa kishim nisur pak të flisnim mendova t’i kërkoja numrin e telefonit. Ajo ma dha dhe nisëm të shkëmbenim mesazhe mes njëri-tjetrit.
Unë jam 19-vjeç ndërsa ajo më tha se ishte 37 dhe kishte një djalë 6-vjeçar nga martesa e saj e parë.
Një natë ne u takuam dhe më pas përfunduam duke bërë seks…ishte çdo gjë kaq e mrekullueshme.
Vazhduam të takoheshim edhe më shpesh në dy javët në vazhdim dhe çdo gjë po shkonte për së mbari. Por një natë unë kisha shkuar nga shtëpia e saj dhe ndërsa ishim rehatuar, troket dera.
Ajo hodhi një sy nga dritarja dhe pa makinën e ish-bashkëshortit të saj. U ngrit rrëmbimthi dhe më tha që të dilja shpejt në ballkon dhe të fshihesha aty derisa ai të ikte. Edhe pse nuk e kuptova arsyen e saktë, dola dhe u fsheha.
Pas kësaj ndodhie ne nuk folëm për pak kohë. Më pas ajo më tha se ishte duke takuar dikë tjetër dhe donte të ndaheshim, por ne sërish vazhduam të flisnim.
Një ditë u takuam dhe dolëm për të sqaruar situatën tonë. Ajo më tha se isha shumë special për të por kjo lidhje nuk mund të vazhdonte. Dy javë pas këtij takimi unë shkova në shtëpinë e saj. Në fillim nuk donte të më linte të hyja brenda por pasi më la përfunduam duke bërë seks.
Por sërish më tha që duhet të ndaheshim, e në fakt në 6 javë lidhje ajo më ka thënë 3 herë të ndahemi.
Ky refuzim po më bën të humbas edhe veten. Në bisedë e sipër i thashë se mendoja se më kishte shfrytëzuar seksualisht por ajo nuk më ktheu asnjë përgjigje… nuk di çfarë të bëj për ta rikthyer pasi vërtet e pëlqej… po më ikën truri”.
Përgjigjja e psikologes
“Në vetëm 6 javë ajo të ka thënë tre herë që të ndaheni…ti je që tani i lënduar nga kjo histori ndaj mos e vazhdo më.
Kjo lidhje nuk ka të ardhme…Seksi me të ka qenë i shkëlqyer siç ti thua, por ajo nuk dëshiron asnjë angazhim me ty.
Ti je thuajse sa gjysma e moshës së saj ndaj dil dhe kalo bukur me shoqërinë e moshës tënde. Njihu me vajza të reja të cilat janë të lira dhe pa angazhime dhe nis një histori dashurie të re”.
Policia e Kukësit ka arrestuar dy shtetas pasi u akuzuan për plagosjen me thikë të dy personave. Mësohet se Jeton Koloshi, 21 vjeç dhe Tasim Cengu, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Bele janë arrëstuar gjatë ditës së dielë në lagjen numër 2 janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë dhe i kanë goditur me thikë. Shtetasi M.S, 39 vjeç, banues në fshatin Bele ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe S.M, 21 vjeç, banues në Kukës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim ” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mannequin-challenge

“Mannequin Challenge” më i realizuar në Shqipëri (Video)

Pas kovave me akuj mbi kokë, rrjeti është pushtuar nga një tjetër ...