Rrëfehet kushurira e parukieres së vrarë: Çfarë më tha Etleva para se të vdiste

parukjerja-lezheVrasja e parukieres në Lezhë, kishte dëshmitare kushurirën e parë të viktimës, Dorela Nikolli. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’, Dorela rrëfen momentet e tmerrit kur Aflred Nikolli hyri në parukeri dhe qëlloi disa herë me plumba, duke e lënë përtokë kushërirën e saj. Mes lotës ajo pohon se prej kohësh Alfredi e kërcënonte që të kishin një lidhje së bashku, ndërsa hodhi poshtë lajmet në media ata kishin një lidhje bashkë.

Çfarë ndodhi Dorela?
Dorela Nikolli: Erdhi autori dhe i tha: Pse më ke paditur në polici dhe e goditi me armë. Eva e pa dhe ai e qëlloi. Eva e denoncoi pasi ai gjithmonë e ka shqetësuar dhe ajo nuk e detyronte dot. E denoncoi në polici dhe nuk u duk më prej 6 muajsh. Pastaj erdhi te parukeria. Unë rritja tërë kohës me Evën. Ai e shqetësonte 2-3 muaj para se ajo ta denonconte. Vinte e kërcënonte në punë i bënte sjellje të pahijshme dhe kërkonte nr e tel. Nuk e di se çfarë e ka mbajtur që s’më vrau. Ai ka dashur ta vras që nga momenti që ajo e denoncoi në polici.

Çfarë ka pasur mes tyre?
Dorela Nikolli: Ai ka pasur inat me Evën se pse ajo nuk e pranonte. Mes tyre s’ka pasur asgjë. Ai e dinte se ajo ishte e martuar, ia njihte burrin. I dinte të gjitha.

Çfarë ndodhi më pas?
Dorela Nikolli:Nuk mbaj mend më asgjë. E ka goditur dhe ka ikur. Unë u mora me Evën, se ajo ishte e shtrirë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...