Rrëfehet balerina e klubeve të natës: Joshemi nga paratë, ja si nis gjithçka

klub-nateDrogë, prostitucion dhe para në lokalet e natës. Shumë vajza të reja vendosin të punojnë në këto lokale, dhe motivi që ato përmendin shpeshherë si arsye, janë kushtet e vështira ekonomike dhe tundimi nga paratë e shumta.
Për gazetën “Shekulli”, A M., 24 vjeçe, tregon historinë e saj se si ka nisur të punojë në lokalet e natës.

Ajo thotë se është shkëputur nga qyteti i saj i lindjes, duke ardhur në Tiranë për të punuar si balerinë në lokalet e natës.

Sipas saj, çdo vajzë që ka pranuar të punojë në këto lokale si balerinë, është tunduar nga paratë që fiton, siç edhe ka ndodhur me të tetë vite më parë.

Sa kohe ke qe punon ne lokalet e nates?

Ka disa kohë që unë punoj në lokale. Kam filluar punë që kur isha 16 vjeçe, ndërsa tani jam 24 vjeçe.

Jam e vetëdijshme që ajo nuk është një punë e denjë për vajzat, por në këtë vend ku ne jetojmë nuk kemi zgjidhje të tjera. Duke u hasur në vështirësi, drejtohemi të punojnë nëpër lokalet e natës.

 Çfare ke bere fillimisht kur ke shkuar në lokalet e natës?

Kam qenë shumë e vogël në atë kohë dhe nuk e dija fare se çfarë ishte puna. Në qytetin tim të lindjes, dëgjoja shoqërinë që flisnin për lokalet e natës ku luhej edhe muzikë nga këngëtarë të ndryshëm.

Unë ndodhesha gjithmonë në kushte të vështira ekonomike, pasi familja nuk kishte asnjë të ardhur. Unë isha e zhvilluar me trup dhe kisha tipare të lezetshme.

Teksa fillova të shoqërohesha me shoqëri tjetër, pasi ishte koha kur sapo kisha filluar gjimnazin, më vinin në mendje shumë ide se si mund të fitoja para.

Një natë kam dalë me disa shoqe dhe shokë, aty ka ndodhur propozimi i parë për të filluar punë në Tiranë.

U shtanga menjëherë, pasi nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Nuk arrija ta kuptoja ende.

Por diçka më bëri të ktheja kokën pas dhe të telefonoja punëmarrësit, shuma e parasë që unë do të fitoja.

 Si erdhi ky propozim për punë?

Shoqëria me të cilën unë ndodhesha atë natë njihnin menaxherin e lokalit të natës. Afrohet në mesin tonë dhe më drejtohet mua. Nuk përdori asnjë mashtrim, apo të bënte “kthesa në muhabet.

Ma tha hapur fare, që kemi nevojë për balerina tek një lokal nate në Tiranë. I thashë që nuk jam për atë punë, pasi isha shumë e vogël.

Ai vijoi me muhabetin e tij dhe, në fund më tha që do kesh fitime të mëdha parash. Pas një javë mendimesh, u tundova nga paratë dhe vendosa ta provoja njëherë këtë punë, në një kohë kur se dija cfarë ishte.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Dy persona pasi kanë mbushur makinën e tyre me karburant kanë tentuar ...