Mposhti Ronaldon, Morata bën histori tek Real Madridi

Kliko per me shume info

morataPasi Cristiano Ronaldo u transferua te Real Madrid (2009), askush nuk ka shënuar më shumë se portugezi në renditjen e muajit nëntor, por sivjet gjendja ka ndryshuar.

Alvaro Morata ka shkruar historinë në klubin madrilen duke ia kaluar 3-herë fituesit të “Topit të Artë” me golat e tij në sezonin aktual.

Kliko per me shume info

Deri tani spanjolli po shijon statusin e golashënuesit më të mirë te “Los Blancos” me tetë golat e tij. Vetëm Lionel Messi dhe Luis Suarez janë lojtarët të cilët kanë shënuar më shumë se Ronaldo në La Liga që prej kalimit të tij në Spanjë, gjë që tregon se me këtë ecuri Morata mund të vendosë rekorde.

Edhe pse jemi ende në muajin nëntor, duhet thënë se Ronaldo po kalon ditët e tij më të vështira në Madrid. Këtë duket se po e shfrytëzon mjaft mirë Morata, pasi statistikat e tij personale nuk i kanë pasur as lojtarë të mëdhenj si Raul Gonzales, Gonzalo Higuain, Karim Benzema apo Gareth Bale.

Mbi të gjitha, lojtari i porsashpallur më i miri i kombëtares spanjolle nga “Marca” për sezonin e kaluar po luan me besim dhe duket se më në fund ka bindur plotësisht teknikun Zinedine Zidane. Mbase ai do të heqë një germë në treshen “BBC” duke e kthyer në “BMC” – pse jo?

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here