Ronaldo zbulon sekretin: Ja cfarë më tha Griezmann

ronaldo-griezmanKampioni i dyfishtë i Evropës (me Real Madrid-in në Champions League dhe me Portugalinë në Evropian), Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se lojtarët francezë “mendonin se do të fitonin lehtë” dhe “qeshnin shumë” para finales së “Euro 2016”-s.

“CR7”-a e ka thënë kete në një intervistë që do të publikohet nesër në revistën “France Football”. Sulmuesi 31-vjeçar shtoi se largimi nga fusha për shkak të dëmtimit të pësuar nga Dimitri Payet për të është “pengu më i madh në karrierë”.

Kliko per me shume info

“Nuk mund ta dubloja këmbën. Nuk mund të luaja në finalen për të cilën kisha ëndërruar, nuk mund të luaja më shumë”, – rrëfen Cristiano në intervistën e tij.

Tri-herë fituesit të “Topit të Artë” iu desh të linte lojën në minutën 25′ pas goditjes që mori në gju dhe e pa gjithë pjesën tjetër të ndeshjes nga stoli.

Titulli i këtij artikulli është “Griezmann më tha ‘Të urrej’”, por ende nuk dihet nëse prestigjiozja franceze ka “luajtur” me ndonjë fjali të portugezit, apo është diçka reale.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here