Ronaldo ritakon pas tri vitesh djalin që zgjoi nga koma

ronaldo-djaliDavid Pawlaczyc, një djalosh i ri polak kishte një takim shumë emocional me ‘idhullin’ e tij, Cristiano Ronaldon.

Davidi, tifoz i zjarrtë i Real Madridit, ka pasur një aksident të keq në vitin 2013 me biçikletën e tij, ku si pasojë djali ra në gjendje kome.

Disa njerëz i kishin sugjeruar familjes që të lëshojnë komentin e ndeshjeve të Realit pasi që me shumë mundësi ai mund të reagojë.

Pas tre muajsh ai u zgjua nga koma, pikërisht në momentin kur Ronaldo shënoi golin e tij të tretë për Portugalinë, në ndeshjen kualifikuese për Botëror kundër Suedisë.

Në prill të vitit 2014, Ronaldo e ftoi Davidin në Madrid si mysafir special i tij, për të shikuar ndeshjen e Champions League, që Reali zhvilloi kundër Dortmundit.

Këtë javë djaloshit polak i ka ardhur edhe një herë befasia, pasi që Real Madridi ka udhëtuar në Poloni për ndeshjen kundër Legia Varshava.

Pasi u ribashkuan, Ronaldo ka pozuar me mikun polak dhe familjen e tij, ku gjithashtu i dhuroi disa autografe. /Indeksonline

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nico-rosberg

Shokon piloti i njohur: Tërhiqem nga “Formula 1”

Befason Nico Rosberg. Gjermani njoftoi tërheqjen nga Formula 1. Një vendim që ...