Ronaldo, dy gola larg rekordit të Di Stefanos

ronaldo2016Me 17 gola në 26 ndeshje kundër Atletico Madrid-it, Alfredo di Stefano ka shënuar më shumë se çdo futbollist tjetër në derbin e qytetit me fanellën e Real Madrid-it, por kjo shifër e tij pritet të harrohet shumë shpejt.

Nesër Cristiano Ronaldo ka mundësinë të barazojë apo të kalojë legjendën e “Los Blancos”, teksa aktualisht e sheh veten vetëm dy gola pas tij në këtë aspekt. Carlos Santillana gjithashtu ka shënuar 15 gola, aq sa portugezi, dhe Santiago Bernabeu gjithashtu ka të njëjtin numër, por para se La Liga të ishte një kompeticion zyrtar, kujton “Marca”.

Siç mund të parashikohet lehtë, Real Madrid gjithnjë ka kryesuar për sa u përket golashënuesve në derbi. Ronaldo ka shënuar tetë gola në 15 ndeshje të tij në kampionat, ku vlen të theksohen tre golat e tij në “Vicente Calderon” në fitoren 1-4, kur trajner i 11-herë kampionëve të Evropës ishte Jose Mourinho.

31-vjeçari mban rekordin e golave në Kupën e Mbretit, gjithnjë në derbin madrilen, me gjashtë rrjeta, teksa nuk mund të harrohet goli i tij në kohën shtesë dhe ai në penalltinë e pestë repektivisht në dy finalet e fundit me bardhekuqtë në Champions League.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Fikja e dritave në stadiume, nga Anglia e Turqia deri te “Super Bowl”-i

Dy rastet e fundit të fikjes së dritave në stadiumet tona kanë ...