Futbollisti i Atleticos kritikon Ronaldon e Balen

ronaldo-baleMesfushori i Atletico Madridit, Gabi beson se Luka Modric është më i rëndësishëm për Real Madridin se sa Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

 

Klubet e kryeqytetit spanjoll do të përplasen kokë më kokë, për herë të parë në këtë sezon, në ndeshjen e së shtunës. Derbi do të luhet në “Vicente Calderon”, me skuadrën e Zinedine Zidane që kërkon të paktën të mbrojë epërsinë e vet në krye të La Liga. Të dyja palët e kanë filluar sezonin mirë, por dy humbje në tri ndeshjet e fundit e kanë lënë Atletico Madrid gjashtë pikë prapa rivalëve të tyre lokalë.

Gabi ndien se fituesit në fuqi të Champions-it do të jenë të kujdesshëm, sepse e njohin mirë kërcënimin që paraqet skuadra e tij, por me Luka Modric, i kthyer në veprim pas një dëmtimi të kohëve të fundit, ai insiston se kundërshtari ka një armë më tepër. “Atletico Madrid është duke bërë përpjekje masive për të rigjtur vetveten. Njerëzit flasin shumë për atë që ne jemi duke bërë dhe se si na shohin, – u tha Gabi gazetarëve në një ngjarje bamirësie për “La Rueda de la Felicidad”. – Me Modric, Reali ka gjetur lojtarin e vet më të mire. Ai i bën ata të luajnë dhe siguron ekuilibrin e ekipit. Ne do të përpiqemi për t’i bllokuar aftësitë e tij në organizim.”

Antoine Griezmann mund ta humbasë ndeshjen për shkak të një lëndimi, që e pësoi në detyrën ndërkombëtare me Francën. Atletico ka konfirmuar se ai do të kthehet në stërvitje këtë javë, ndërsa Gabi shpreson që golashënuesi i tretë më i mirë i La Liga të mund të luajë një rol në këtë derbi. Real Madrid ka fituar secilën nga katër ndeshjet e fundit, në kampionat, dhe mbetet i pamposhtur, por Gabi është e sigurtë se skuadra e tij shkon të paktën si e barabartë në sfidën e së shtunës: “Kjo është një lojë shumë e rëndësishme për ne. Tashmë kemi arritur të konkurrojmë me Real Madridin dhe, në qoftë se fitojmë të shtunën, atëherë do ta rifusim veten në garë. Nuk ka favoritë, le të shpresojmë se ne mund t’u japim njerëzve tanë pak gëzim”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

david-ginola

Rrëfimi drithërues i legjendës: Për 8 minuta kam qenë i vdekur

Ish-legjenda e Tottenham dhe Newcastle, David Ginola rrëfen se ai pësoi vdekje ...