Deputeti i PD sulmon Ramën: Koha jote ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit

Arben-Ristani20janar-380x290Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i papërgjegjshëm për atë çfarë thotë dhe çfarë bën.

Ai shkruan se Rama është fajtor për faktin se Shqipëria është kanabizuar, për faktin se nuk arrestohen trafikantët dhe për atë se në vend po ndërtohen pista avionësh për transportin e drogës.
Arben Ristani shprehet se koha e Ramës ka përfunduar bashkë me sezonin e hashashit.

STATUSI:

Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën. Pasi e ka mohuar për një vit me rradhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vendeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë. Edi Rama duhet ti sqaronte sot ambasadorët për:

  1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
  2. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?
  3. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
  4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
  5. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 ton.
  6. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shoën me leterpërgjigjen e Avramopulosit
  7. Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?
  8. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues.

Tashmë është tepër vonë për shown propagandistik me drogën. Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit.

Kliko per me shume info

One comment

  1. e jo xhanem, se vazhdon dhe eshte kryeminister, dhe ti me ato trute e thara nga alcoholi nuk ke se cben. Ha zemren tende o pijanec i korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...