“A u tregoi Rama ambasadorëve sa para ka fituar nga industria e kanabisit”

1
1
Kliko per me shume info

ristani-pajisjaPartia Demokratike i kërkoi kryeministrit Edi Rama të sqarojë ambasadorët për 8 çështje të cilat kanë lidhje me kultivimin e kanabisit në Shqiperi.

Ne nje reagim për takimin e kryeministrit me ambasadorët, sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, tha se kryeministri duhet t’i sqaronte ata se pse nuk arrestohet Klement Balili dhe pse në vend ka 20 pista avionësh.

Ristani thotë gjithashtu se paratë e drogës do të përdoren për blerjen e votave. Sipas tij, Rama duhet t’u sqaronte ambasadorëve se sa para kishte përfituar.

Deklarata e Ristanit:

Edi Rama duhet ti sqaronte sot ambasadorët për:

Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?
Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 ton.
A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shown me leterpërgjigjen e Avramopulosit
Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?
Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues.

Tashmë është tepër vonë për shown propagandistik me drogën. Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

1 COMMENT

  1. po ty edhe sa para te kane ngelur nga ato qe fitove kur ishe ne pushtet nga hashashi? Apo i prishe te tera dhe je terbuar tani se parate e deputetit nuk te hyjne me ne sy tani?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here