E pabesueshme/ Zbulohet risia që do të ketë iPhone 8

iphone8-2016Sipas shumë raporteve, Apple është duke u përpjekur për të prezantuar teknologjinë për mbushje pa tela në gjeneratën e ardhshme të telefonit iPhone.
Thashethemet kanë ndjekur iPhone 8, madje ende pa debutuar iPhone 7 këtë vit, shkruan “arbresh”. Raportet sugjerojnë që Apple ka në plan një ridizajnim të plotë te pajisja e re, e cila edhe do të shënojë dhjetë vjetorin e iPhone-it.

Apple thuhet se ka në plan aktualisht të shtojë teknologjinë për mbushjen e baterisë përmes rrjetit pa tela, ngjashëm sikur kufjet AirPod. Kjo do të thotë se ju nuk do të keni nevojë të vendosni telefonin në një sipërfaqe, në mënyrë që ai të mbushet me bateri, ashtu si telefonat nga rivali Samsung.

Gjiganti amerikan synon që këtë teknologji ta dërgojë në një nivel tjetër, duke ofruar mbushjen e telefonit pa pasur nevojë ta vendosni atë në një sipërfaqe të caktuar, të njohur edhe si “pad”.

Kompania Apple synimin e saj të ardhshëm e ka të kenë mundësi të mbushen, derisa ju qëndroni në dhomë pa e lëshuar telefonin diku, thjesht edhe duke e përdorur atë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samsung-s8

Nëse jeni përdorues të celularëve Samsung, kurrsesi mos e bëni këtë veprim

Hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar se shumë viruse godasin të paktën 1.3 ...