Përditësohet Whatsapp, ja super-risia që të gjithë e kemi pritur...

Teknologji

whats-appT’i siguroni bisedat dhe t’i bëni ato private nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.

Në një kohë kur hakerët janë në gjendje që të thyejnë mbrojtjet e sigurisë në shumë pajisje, të siguroheni se informacionet tuaja janë të sigurta duhet të jetë një brengë e madhe.

Tani, WhatsApp është duke lëshuar një sistem të ri për ta siguruar këtë, me një siguri të përmirësuar që i bën bisedat tuaja private.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga kjo javë, WhatsApp do të prezantojë një siguri të re për përdoruesit të cilët kërkojnë t’i sigurojnë llogaritë e tyre, transmeton Express.

Kur të aktivizohet përmes Account > dhe një verifikimi dy-hapësh, WhatsApp tani do t’i pyesë përdoruesit për një kod-kalim gjashtë shifror çdo herë që një celular i ri regjistrohet në llogarinë e tyre.

Për të ofruar mbrojtje shtesë, përdoruesit tani mund të shtojnë një e-mail adresë në llogarinë e tyre, e cila do të përdoret për ta rivënë kod-kalimin nëse e harrojnë.

ME TE LEXUARAT