Rikthehet Gripi i Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Jemi të rrezikuar

gripi-virusiMinistria e Bujqësisë njoftoi se për herë të parë që nga viti 2006, rikthehet në Evropë gripi i shpendëve dhe se Shqipëria është e rrezikuar nga ky virus, për shkak të shtegëtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.

Për këtë shkak, Ministria e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura.

Po ashtu, Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.

Sipas njoftimit, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet kamioni ne portin e Durresit, policia: Ja si ishin fshehur 30 kg heroine

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 30 kilogram lëndë narkotike e llojit ...