Rigerd Dervishi u vra gabimisht, zbardhen përgjimet e drogës në Greqi

pergjimet-shqiptariShtetasi shqiptar Rigerd Dervishi, i ekzekutuar në fillim të nëntorit në Athinë, është vrarë gabimisht. Objektiv i sulmit me armë mbrëmjen e 13 nëntorit në Kereatsini nuk ishte 32-vjeçari shqiptar, por një tjetër person me të cilin ai ndodhej në makinë.

Kështu rezulton nga hetimet e policisë greke pas shkatërrimit të një rrjeti të trafikut të drogës që vepronte në kryeqytetin grek.

Hetuesit kanë në duar tabultatet e përgjimeve telefonike të personit me pseudonimin “Genti”, i cili dyshohet të jetë porositësi i vrasjes që i mori jetën gabimisht Rigerd Dervishit. Porosia ishte për një 36 vjeçar, që sipas policisë kishte kontradikta me kreun e bandës.

Mediat greke kanë publikuar transkriptim e përgjimit të një bisede telefonike ndërmjet “Gentit” dhe personit që merr përsipër të kryejë vrasjen.

“Genti”: Mirë. Me ty ç’bëhet? Më ke borxh 40.000 euro dhe paratë i dua.
Borxhliu: Nuk i kam. Për fjalë të nderit, do të përpiqem t’i mbledh dhe të t’i jap! Po përgatis diçka të mirë dhe do të kem para.
“Genti”: Unë i kam me ngut atë para. Por mund të rregullohemi ndryshe.
Borxhliu: Domethënë?
“Genti”: Do të bësh një punë për mua. Do të heqësh qafe… Dhe u lamë. As të kam, as më ke borxh.
Borxhliu: Dakord.

Agjentët e antidrogës kanë survejuar dhe filmuar aktivitetin e pjesëtarëve të rrjetit, gjë që bëri të mundur identifikimin e tyre./klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në ...