Rezarta Shkurta flet për marrëdhënien me familjen e Enverit, përlotet për Ermalin

rezarta-shkurtaE ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja rezarta Shkurta, njeheresh bashkëshorte e Ermal Hoxhës, nipit te Enver Hoxhës ka treguar marrëdhëniet e saj me fisin e ish-diktatorit dhe krejt Hoxha-jve.

Shkurta ka rrëfyer se ka qenë vetëm 19 vjeçe kur ka shkuar për herë të parë në familjen e Ermalit.

“Isha 19 vjeç kur hyra në atë familje. Gjeta një familje shumë të dashur dhe njerëz të thjeshtë mbi të gjitha të edukuar dhe aspak imponues. Normalisht që rritja bën të vetën. Njeriu ndrysshin dhe rritet”, tha ajo. Ermali nuk nguroi që të ngacmonte Rezartën edhe për një çështje të sikletshme, pikërisht burgimin e bashkëshortit të saj, i cili prej dy vitesh ndodhet në qeli.

Pyetjes se nëse beson se Ermali është i pafajshëm ajo iu përgjigj: “Nuk do doja të më pyesje “A e beson që është i pafajshëm, sepse a beson i bie çfarë besoj unë dhe çfarë është në realitet. Nuk dua të bëj sikur është surprizë kjo pyetje. Unë them ato që janë pastaj ti ke të drejtën të besosh apo jo.

Ajo nisi poshtër, jo korrekte që nga organet kompetente ku u deklarua se Ermal Hoxha kapet me dy gra në Elbasan dhe 300 mijë euro në makinë. Që këtu nis gënjeshtra. Ermali jo vetëm nuk kishte këto para, por ishim bashkë në Durrës. U bë e madhe jeta luksoze, sigurisht e tyre sepse atë jetë unë nuk e kisha parë.

U bëra pronare e një Ferrari, e cila ishte marrë borxh për të realizuar një videoklip. Ermal Hoxha u penalizua sepse ishte nipi i Enver Hoxhës. U dramatizua shumë kjo histori sepse duhet të futej brenda. Kjo është padrejtësi. Edhe sot madje thashë shumë, por e di që një pjesë e mirë e njerëzve hanë atë çfarë i ofrohet.

E pyetur nga Ermal Mamaqi në “Xing me Ermalin”, këngëtarja e cila është bashkëshorte e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, dha këtë përgjigje:

“Unë di të flas pak dhe shkurt për atë që kam jetuar. Nga viti i lindjes deri më sot, nuk jam me demokracinë false”.

Ndërsa vlerësimin e saj për Enver Hoxhën, këngëtarja, bashkëshorti i së cilës ndodhet në burg i akuzuar për trafik droge, e shpreh kështu:

“Unë mendoj që për kohën që ai punoi për Shqipërinë i nevojitej këtij vendi. Tollonat kanë filluar pas vdekjes së Enver Hoxhës. Unë di të them që në atë kohë ti kishe mundësi të bleje atë që të ofronte dyqani, dhe shteti të jepte një shtëpi, shkollim dhe punë të sigurt. Ndërsa aktualisht ajo që jetoj dhe shikoj sot është që ti shkon në dyqan, dyqanet janë plot, po janë si mollë e ndaluar. Kështu që më thuaj ti çfarë do zgjidhje”.

E pyetur se a ishte me komunistët, Shkurta bëri edhe një batutë duke ju referuar të ftuarit para saj që ishte në “Xing me Ermalin”, Blendi Fevziut, i cili është autor i librit “Enver Hoxha”.

Mora vesh që ishte Blendi Fevziu, thash nuk i ndahemi familjes! express

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Si nuk keni turp qe lejoni ende propagandat e krimineleve komuniste??!!! A ka sens te dale ne TV e te flase pallavra ne kete menyre kjo pacavure.. Kjo do te ndodhe per sa kohe qe nuk jane denuar krimet e diktatures. Mallkuar qofshin komunistet dhe perkrahesit e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Motra seksi, Khloe Kardashian, fotot bombastike

Bukuroshja Khloe Kardashian është përgatitur shumë për fotot e saj për GQ ...